Kadri Veseli: Prodhuesit janë patriotët e vërtetë të Kosovës

Kreu i PDK-së i ka ngacmuar sot politikanët e tjerë përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka postuar fotografi nga një tubim mbrëmë që e ka mbajtur në Prizren me ndërmarrës dhe prodhues, duke thënë se kriteret për ta definuar sot patriotizmin, nuk gjenden në zyrat e politikanëve, por në mesin…

Lajme

17/10/2017 10:24

Kreu i PDK-së i ka ngacmuar sot politikanët e tjerë përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka postuar fotografi nga një tubim mbrëmë që e ka mbajtur në Prizren me ndërmarrës dhe prodhues, duke thënë se kriteret për ta definuar sot patriotizmin, nuk gjenden në zyrat e politikanëve, por në mesin e prodhuesve të Kosovës, në mesin e këtyre që çdo ditë bëjnë diçka për qytetin e tyre dhe për Kosovën.

“Me ndërmarrës, prodhues dhe profesionistë të ndryshëm në Prizren, të cilët e bëjnë të sigurt të perspektivën ekonomike dhe garantojnë se Kosova ka mundësi për t’u zhvilluar, ka forcë për ndryshim dhe për të ecur përpara. Kriteret për ta definuar sot patriotizmin, nuk gjenden në zyrat e politikanëve, por në mesin e prodhuesve të Kosovës, në mesin e këtyre që çdo ditë bëjnë diçka për qytetin e tyre dhe për Kosovën”, ka shkruar Veseli.

shaqiri1 shaqiri2 shaqiri3