Kadri Veseli nuk e harron pasionin e tij, ecjen nëpër bjeshkët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka zgjedhur sërish malet e Kosovës për pak pushim.

Lajme

26/12/2017 15:19

Veseli ka postuar një fotografi nga ecja e tij e sotshme në malet e Kosovës, që është një prej pasioneve të tij.

Veseli madje ka shkruar se pushimet dimërore nuk kalohen askund më mirë se në Kosovë.

“Nuk ka pushime dimërore më të mira se në malet dhe bjeshkët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se para tre dite Kuvendi i Kosovës ka përfunduar në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar, ashtu siç e parasheh Rregullorja e punës e Kuvendit.