Kadri Veseli nesër takohet me bashkëluftëtarët e dikurshëm

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të takohet, nesër, e mërkurë me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

23/06/2015 16:29

Zyra e kreut të Kuvendit njofton se Veseli do t’i vizitoj ata në zyrat e tyre në Prishtinë, në mesditë dhe se më pas do të ketë deklaratë lidhur me takimin.

Ndryshe, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së ditë më parë kanë protestuar në kundërshtim të Gjykatës Speciale dhe kundër padrejtësive nga ish luftëtarëve të UÇK-së.