Kadri Veseli në QKUK për ta vizituar Bajram Rexhepin (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ta vizituar ish kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin, i cili është duke u trajtuar për shkak të sulmit në tru.

Lajme

19/04/2017 20:43

Veseli bashkë me zyrtarë tjerë të partisë ka shkuar në QKUK rreth orës 20:20 për të parë bashkëpartiakun e tij, raporton indeksonline.