Kadri Veseli në QKUK, interesohet për shëndetin e të aksidentuarve në Mramor

Kadri Veseli në QKUK, interesohet për shëndetin e të aksidentuarve në Mramor, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli është parë sonte në Klinikën Emergjente në QKUK për t’u interesuar për gjendjen shendetësore të të aksidentuarve në Mramor të Prishtinës.

Lajme

16/11/2018 20:30

Sipas personelit kujdestar në QKUK, Veseli ka vizituar nga afër të mbijetuarit nga aksidenti dhe është interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në këtë aksident trafiku ku kanë mbetur të vdekur tre qytetarë ka marrë lëndime edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila po ashtu po trajtohet në QKUK.