Kadri Veseli në mëngjes në Vushtrri me premtim për reforma në këtë komunë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka nisur ditën në Vushtrri. Bashkë me kandidatin e kësaj partie për kren e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ai ka takuar përfaqësues të bizneseve nga kjo komunë. Në një postim në Facebook, Veslei thotë se me qeverisjen e PDK-së në Vushtrri janë bërë shumë ndryshime dhe ka premtuar se reformat, në veçanti në fushën ekonomike do të vazhdojnë.

Lajme

23/09/2017 11:20

“Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, patëm një mëngjes pune me përfaqësues të bizneseve, ku diskutuam për projektet e reja që do ta zhvillojnë edhe më shumë këtë komunë. Reformat ekonomike që do i nisim do t’i ndihmojnë bizneset ekzistuese dhe ato të reja që të rrisin numrin e të punësuarve. Vushtrria do ta vazhdojë ndryshimin me qeverisjen e mirë të PDK-së”, ka shkruar Veseli. /Lajmi.net/

21761463_850507148457826_5807148581175314786_n 21686177_850507145124493_2797098677284670475_n 22007700_850507141791160_4434624143170172415_n 21687852_850507221791152_4057567892432819110_n