Kadri Veseli në LSE: Njerëzit nuk kanë kohë për fjalime të kota, ata duan punë

Një nga universitetet për prestigjioze në botë LSE, ka botuar këto ditë në faqet e saja online, një intervistë të gjerë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajme

19/04/2017 14:22

Veseli është prezantuar nga redaksia e LSE si kyetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i partisë më të madhe në vend.

Veseli në këtë intervistë ka vazhduar me kritikat e tij ndaj politikanëve të vendit, duke pohuar se artistët dhe sportistët e Kosovës janë përfaqësues më të denjë të shtetit se shumë politikanë.

Ai ka reflektuar mbi vështirësitë që njerëzit po hasin me regjimin e vizave, me zgjedhjen presidenciale ne Serbi dhe përshkruan se pse Kosova duhet të ketë ushtri.

Cilat janë sfidat kryesore që prekin njerëzit të Kosovës sot, dhe çfarë është qeveria (dhe partia e juaj në veçanti) duke bërë për të trajtuar ato?

Kadri Veseli: Javët e fundit, kam udhëtuar në të gjithë Kosovën në një turne të dëgjimit. Më shumë se çdo gjë, kam dëgjuar se qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga politikanët dhe politike e zakonshme. Ashtu si në pjesën tjetër të Evropës Lindore, shumëkush nuk është i kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar tranzicioni ekonomik dhe politik. Njerëzit e të gjitha niveleve ekonomike dhe të gjitha etnive ndajnë pakënaqësinë e tyre me politikanët. Janë disa mësime që unë mendoj se janë të rëndësishme për të diskutuar jo vetëm për publikun kosovar, por për audiencën më të gjerë në Ballkanin Perëndimor. Janë tre tema që kam zbuluar janë më urgjente për qytetarët tanë.

Së pari, pavarësisht nga tensionet etnike dhe diskursi nacionalist i ndezur rishtazi në tërë ish-Jugosllavinë, njerëzit thjesht nuk kanë kohë për fjalime të kota ndezëse etnocentrike. Njerëzit duan punë, punë dhe punë. Kosova ka arritur të regjistrojë një rritje më të mirë mesatare ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor në 10 vitet e fundit, por se rritja ende nuk ishte e mjaftueshme. Larg nga ajo. Nepotizmi, korrupsioni dhe ndërhyrja politike shihen si pengesat kryesore për qasje më të barabartë në vende të reja të punës. Ne kemi nevojë për përparim më të shpejtë për të luftuar papunësinë.

Kosova është në një pozicion të pafavorshëm, kur biznismenët dhe sipërmarrësit tanë konkurrojnë me rajonin sepse nuk mund të udhëtojnë pa viza në pjesën tjetër të Evropës. Ndërsa një sipërmarrës malazez, boshnjak apo serb mund të gjenë tregje për të plasuar mallin, si dhe financim për projekte më lehtë, kosovarët ende nuk janë në gjendje të udhëtojnë lirisht dhe të konkurrojnë në mënyrë të drejtë në tregjet evropiane. Kjo dëmton potencialin e eksportit tonë në një nivel makroekonomik, ndërsa dëmton qytetarët tanë me një shpirt sipërmarrës në një nivel shumë personal. Politikanët në Kosovë duhet të punojnë intenzivisht në ditët e ardhshme për të mundësuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, ne kemi qenë të ngadalshëm në përshtatjen e sektorit tonë arsimor për vendet e punës në dispozicion. Ç’është e vërteta, kam dëgjuar nga shumë ekspertë se ka vende të punës në Kosovë në sektorin e bujqësisë, teknologjisë së informacionit dhe profesione të tjera teknike, megjithatë universitetet tona janë ende të fokusuara në ofrimin e studimeve në Ekonomik dhe Juridik. Unë e kam vizituar rajonin e Rahovecit, ku rrushi është rritur që nga koha e Perandorisë Romake, dhe ishte e habitshme se vetë toka jonë nganjëherë punohet nga punëtorët e vendeve fqinje – një zhvillim i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh nivelin e papunësisë në Kosovë. Mospërputhja midis tregut të punës dhe arsimit është një çështje që qeveria duhet të merret menjëherë për të rinjtë tanë.

Mësimi i dytë kam mësuar nga turi im i dëgjimit në tërë Kosovën është se njerëzit tanë e dijnë mjaft mirë se çka duhet të jenë prioritetet tona kombëtare të zhvillimit – më shumë se politikanët e Kosovës.

Njerëzit tanë dëshirojnë që institucionet ta rrisin mbështetjen për prodhimin bujqësor. Ata janë të etur që vendi ynë të prodhon më shumë dhe importon më pak. Ata gjithashtu kanë përqafuar transformimin më të gjerë shoqëror.

Ne nuk jemi më një shoqëri e mbyllur konservative, të frikësuar dhe të shtypur. Ne jemi shumë më të hapur për ide të reja dhe mënyrave të reja të jetesës. Çdo i treti apo i katërti kosovar jeton jashtë vendit dhe kjo diasporë e madhe e jona nuk sjellë vetëm remitancat dhe investimet në Kosovë – ata gjithashtu sjellin ndikime të reja dhe shkëmbimet ndër-kulturore. Yjet globale pop si Rita Ora dhe Dua Lipa janë ikonat e reja të të rinjve tanë dhe medalja e artë e sportistes tonë madhështore Majlinda Kelmendi, kanë përfaqësuar vendin tonë më mirë se shumë ministra apo anëtarë të parlamentit.

Për këtë arsye, ne tani duhet të përdorim këtë pasuri të pabesueshme të përvojës dhe njohurive të qytetarëve tonë. Partia që e udhëheqi përkasin, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dyfishuar investimet në bujqësi dhe ka katërfishuar investimet në infrastrukturë në 9 vitet e fundit. Megjithatë, ne kemi nevojë për një fillim të ri që do të jetë i rrënjosur fort në një debat të shëndoshë shoqëror. Nëse ne vetëm dëgjojmë me kujdes, ne do të identifikojmë zgjidhjet më të mira, praktikat më të mira dhe ide emocionuese për kapitull të ri të historisë së re të vendit tonë.

Propozimi për të krijuar një ushtri të Kosovës ka ngjallur shumë polemika. Ju keni deklaruar kohët e fundit se krijimi i saj është “një çështje ditësh”, – a mund të shpjegoni se pse ju mendoni se kjo është e nevojshme? A nuk je i shqetësuar se mund të përshkallëzohet tensionet?

Kadri Veseli: Siç e thashë, qytetarët janë të fokusuar më shumë për vende pune sesa në politikë, por incidentet e ndryshme dhe kërcënimet ende shqetësojnë publikun. Kur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi Kuvendin për planet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të vogël, multietnike ushtarake, ka pasur mbështetje të menjëhershme konsensuale në tërë Kosovën. Pavarësisht nga përkatësia partiake, kosovarët duan të ndjehen të sigurt dhe besoj se një forcë e tillë është vonuar. Qytetarët duan të dinë se fëmijët do të jenë të sigurt, pavarësisht nga zhvillimet në skenën globale. Ne jemi të shqetësuar për rritjen e ndikimit rus, rritjen e ekstremizmit në margjinat e shoqërisë, si dhe provokimet serbe si treni propagandës me emrin “Kosova është Serbi”, që qeveria e Beogradit kishte kërkuar për të dërguar me zor përtej kufijve tanë në mënyrë të paligjshme.

Ka një marrëveshje në mes të udhëheqjes së Kosovës dhe aleatëve tanë në NATO, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nevojën e Kosovës për të pasur një forcë të armatosur. Mënyra më e mirë për ne që ta arrijmë këtë qëllim është që kjo të bëhet përmes një procesi gjithëpërfshirës, ​​bazuar në ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, nuk ka një person apo oparti që mund të ketë të drejtën e vetos mbi sigurinë e fëmijëve tanë dhe të udhëheqja politike e serbeve në Kosovë duhet të gjejnë vullnetin për t’i rezistuar presionit të Beogradit për këtë çështje. Qeveria serbe kundërshtoi anëtarësimin tonë të organizatat ndërkombëtare. Mësimet e nxjerra janë se ushtria e Kosovës nuk do të jetë e bllokuar ose kushtëzuar nga Beogradi.

Sa për përshkallëzim, çkado që Kosova bën për të përforcuar pozitën e saj ndërkombëtare, është konsideruar “eskalim” nga Beogradi. Nëse aplikojmë për UNESCO-s, ata kanë filluar një fushatë raciste kundër Kosovës. Nëse krijojmë një ushtri, ata fillojnë luftën propagandistike, të ngjashme me atë të zhvillohet prej rusëve kundër qeverisë ukrainase.

Pra, siç thashë më parë, askush nuk ka të drejtën e vetos mbi sigurinë e fëmijëve tanë. Ne kemi përjetuar një luftë gjenocidale më pak se dy dekada më parë, ne nuk do të kalojmë kurrë më nëpër aso katrahure.

Aleksandar Vuçiq ka dalë fitimtare nga zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 2 prill, çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

Kadri Veseli: Kosova duhet të vazhdojë dialogun me fqinjët tanë, të vazhdojë të zbatojë reformat evropiane dhe më e rëndësishmja, të vazhdojë një luftë të besueshme kundër korrupsionit. Fjalët e mëdha që politikanët i përdorin në TV duhet të përkthehen në projekte të vogla ku do të përfitojnë të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Unë jam i bindur këto mësime vlejnë për neve por edhe për fqinjët tanë. Kjo është arsyeja pse procesi i Berlinit, samitet e madhe rajonale dhe konferencat e ndryshme duhet të rifokusohen në nevojat e njerëzve në rajonin tonë. Darka nëpër hotele me shkëlqim për politikanët duhet të zëvendësohet me lopata të futura në tokë dhe puna duhet rifokusuar në mbështetjen e krijimit të vendeve të punës, reforma të thella në arsim dhe zgjerimin e sektorit bujqësor në qoftë dëshirojmë të parandalojmë pëshpërimat e trazirave në Ballkan.

Kur i shoh nganjëherë mediat serbe – që janë të kontrolluar tërësisht nga qeveria – me diskursin e tyre të luftës dhe gjuhën nënçmuese ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndjej se gjendja nuk është e mirë. Tani që fushata zgjedhore atje përfundoi, unë shpresoj se veprimet që vijnë nga Beogradi do të jetë më konstruktive sesa fjalët e thëna. Ne vazhdojmë të presim konstruktivitet dhe fqinjësi të mirë. Serbia dhe Kosova kanë potencial për të ecur përpara, jo duke bllokuar njëri-tjetrin, por duke përqafuar standardet evropiane të fqinjësisë së mirë.

Ju keni qenë një udhëheqës i lëvizjes së studentëve kosovarë dhe më pas kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, si kanë ndikuar në karrierën tuaj politike këto dy përvoja?

Kadri Veseli: Kam shpenzuar mbi dy dekada në aktivizma politik dhe duke i shërbyer vendit tim, por vetëm në vitet e fundit jam bërë një politikan i zgjedhur. Kujtoj ditët e të qenit një student aktivist në fillim të viteve 1990, kur ne kishim frikë për çdo udhëtim në Kosovë. Policia serbe ishin përhapur kudo dhe dhuna e papërshkrueshme ishte veçanërisht në fshatra ku ka pasur pak media, por shumë opozitë shtypjes. Unë kurrë nuk do të kishte imagjinuar në rininë time se NATO do të ndërhyjë në emër të Kosovës dhe se ne do të marrim një vend të barabartë në familjen e kombeve. Unë jam krenar se sa larg kemi shkuar.

Por nuk mjafton të vërejmë se sa larg kemi ecur. Shqetësimet tona përpara ishin rreth jetës dhe vdekjes. Varfëria ishte e madhe. Tani shqetësimet janë shumë më të sofistikuara dhe u desh pak kohë që politikanët e Kosovës të kuptojnë se ne tani duhet të punojmë në reformat arsimore, kujdesin shëndetësor, detyrimet komplekse ndërkombëtare – dhe mbi të gjitha, krijimin e vendeve të punës. Ndjenja e bashkimit kombëtar është e lehtë për tu krijuar, kur ju keni një armik të jashtëm, por kur lufta ka mbaruar dhe pavarësia është shpallur,konsensusi ëhstë më vështirë të ndërtohet qoftë ka qytetarë të papunë ose të pakënaqur me arsimimin e fëmijëve të tyre.

Ka ardhur koha për një ndryshim të paradigmës në Kosovë dhe unë jam mjaft i gatshëm për të shtyrë një fillim të ri. Historia ishte e rreptë për neve me një shekull të pushtimit serb, por kemi marrë një shans unik kur NATO ndërhyri dhe ne u bëmë një shtet. Tani, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për ta bërë Kosovën një histori të përparimit të vazhdueshëm. /Lajmi.net/