Kadri Veseli: Mitrovica më së shumti ka nevojë për Fillimin e Ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në qytetin e Mitrovicës.

Lajme

30/05/2017 17:25

Ai ka thënë se ky qytet ka nevojë më së shumti për PDK-në dhe për Fillimin e Ri.

“Mitrovica më së shumti ka nevojë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net.

Ai e ka sqaruar edhe një herë se Fillimi i Ri do të bjë një transformim të fuqishëm ekonomik dhe do të fuqizojë ndërmarrësit.

“Fillimi i Ri është një transformim ekonomik i fuqishëm që do të bëhet në Kosove. Fuqizim i ndërmarrësve tanë që janë heronj të lirisë, që krijojnë të mira materiale dhe vende të lira të punës”, ka thënë Kadri Veseli.

Ai ka bërë të ditur se Fillimi i Ri ka për synim gjithashtu edhe rritjen e numrit të vendeve të punës, fuqizimin e të rinjve dhe të grave.

Kujtojmë se zyrtarisht fushata nis nesër, kurse koalicioni PDK-AAK-NISMA, do ta bëjnë hapjen në Prishtinë. /Lajmi.net/