Kryeparlamentari Veseli mban konferencë në orën 17:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë konferencë për media në ora 17:00.

Lajme

19/02/2016 16:44

Në këtë konferencë, pritet që kryeparlamentari Veseli, të komentojë zhvillimet e sotme në Kuvend dhe jashtë tij.

Ndërkohë, sapo janë shpërndarë mbështetësit e opozitës, pas kërkesës së liderit të Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Përndryshe, sot u arrestuan disa nga deputetët e opozitës për veprimet e tyre brenda sallës së Kuvendit, ku përsëri u hodh gaz lotsjellës për të pamundësuar mbajtjen e seancës.

Protesta e radhës e subjekteve opozitare do të mbahet më 27 shkurt./lajmi.net