Kadri Veseli krenarë me futbollistët e Kosovës – Lajmi.net
 Kadri Veseli krenarë me futbollistët e Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 22:51, 11 October 2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar lojëtarët e kombëtares së Kosovës për fitoren e sontme ndaj Maltës dhe për krenarinë që po i japin gjithë shikuesve.

Veseli ka ndjekur nga afër ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai është parë i veshur me bluzën e tifozërisë kosovare “Dardanët”, ndërsa njihet si lideri që i ka dhënë më së shumti mbështetje kombëtares së Kosovës derisa është i angazhuar vazhdimisht për nisjen sa më parë të ndërtimit të stadiumit për kombëtaren kosovare.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Kosova jonë e dashur. 🇽🇰

Falemnderit djema edhe për një tjetër natë fantastike, për gëzimin dhe krenarinë që na jepni. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO