Kadri Veseli gjobitet nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Lajmi.net
Kadri Veseli gjobitet nga Gjykata Themelore e Prishtinës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 9:55, 21 April 2017
Kadri Veseli
Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është gjobitur nga Gjykata në Prishtinë ngase nuk erdhi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të VV-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se Veseli nuk erdhi si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.

Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, por edhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt, shrkuan Kallxo.com

As Haliti, Osdmani, Zemaj e Limaj nuk u paraqitën në gjykatë, ku si Veseli ishin ftuar si dëshmitarë.

Dënimin e Kadri Veselit me gjobë, e akuzuara tjetër e këtij procesi Donika Kadaj-Bujupi e quajti tallje.

Seanca është shtyrë në afat të pacaktuar.

Për mos prezencë në seancë gjyqtari ka paralajmëruar edhe lëshimin e një urdhërarresti për Albin Kurtin.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush