Kadri Veseli e sjellë në jug të Mitrovicës Goran Rakiqin (Foto)

“Përkushtimi ynë për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim, është shembull për rajonin dhe më gjerë. Më shumë se kurrë, na duhet bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve, i ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”, theksoi kryetari Veseli

Lajme

21/06/2016 17:53

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë, ka organizuar pritje të veçantë për pjesëmarrësit e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, i cili është mbajtur në Prishtinë, me prezencë të rreth 250 përfaqësuesve nga të gjitha kontinentet.

Sipas njoftimit të Kuvendit, kryetari Veseli e konsideroi qëndrimin e tyre disaditor në Kosovë dhe Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit si mundësi të shkëlqyera për të forcuar lidhjet midis popujve dhe për të rritur besimin ndaj njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.

“Përkushtimi ynë për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim, është shembull për rajonin dhe më gjerë. Më shumë se kurrë, na duhet bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve, i ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”, theksoi kryetari Veseli.

Në këtë drekë janë parë edhe kryetarët e dy Mitrovicave, Agim Bahtiri i Jugores dhe Goran Rakiqit i Veriut. /Lajmi.net/