Kadri Veseli: Ata që na qërruan me gaz lotsjellës, sot e përkrahin Fillimin e Ri

Lideri i Partisë Demokartike të Kosovës, Kadri Veseli është duke bashkëbiseduar me qytetarët e Pejës.

Lajme

28/05/2017 17:32

Ai në këtë qytet ka thënë se gjithë Kosovën e ka kapluar entuziazmi i Fillimit të Ri, duke shtuar se edhe ata që kanë gjuajtur gaz lotsjellës sot po e mbështesin këtë platformë.

“Ata që na qërruan me gaz, sot kanë filluar të folin mirë për Fillimin e Ri”, tha Kadri Veseli, transmeton lajmi.net

Ai e ka shpalosur platformën e Fillimit të Ri, për të cilën ka thënë se e ka si synim që të fuqizojë ekonominë, rininë dhe fuqizimin e gruas.

“Ne do ta mbrojmë identitetin shtetëror. Do ta mbrojmë flamurin e Republikës së Kosovës që do të valojë nga Majlinda Kelmendi, dhe shumë të tjerë”, tha lideri i PDK-së.

Ai ka premtuar se do të rritet buxheti për bujqësinë nga 58 milionë euro në mbi 100 milionë, duke përmendur edhe rritjen e granteve dhe veprimtarinë e njerëzve që punojnë për prodhimin vendor.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës edhe dy investitorë gjermanë, me të cilët Veseli bashkëbisedoi gjermanisht. /Lajmi.net/