Kadri Kastrati futet në listën e PDK-së për deputet

Ish komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së.

Lajme

19/05/2017 17:04

Lajmi.net merr vesh se Kastrati, i aderuar së fundit në PDK, ka qenë i propozuar edhe nga dega e PDK-së në Podujevë.

Kryesia e PDK-së është mbledhur sot në orën 16:00 për të vendosur për listën përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet e 11 qershorit.

PDK-ja do t’i ketë 55 vende në listën e përbashkët me AAK-në, Nismën dhe disa parti tjera të vogla.

Sonte deri në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ. /Lajmi.net/