Kadare: Urrejtja në Ballkan do të zhduket

Isamil Kadare tregon për fenomenet që e karakterizojnë Ballkanin dhe viset e banuara me shqiptar. Ndërsa për shfaqjen e radikalizmit islam, Kadare thotë se ky fenomen është afatshkurtër. 

Lajme

22/11/2014 08:42

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, në një intervistë për gazetën italiane, “La Repubblica”, ka thënë se një ditë urrejtja në Ballkan do të zhduket, duke përqafuar evropianizimin.

Ai nuk ka dashur ta parashikojë fatin e Shqipërisë dhe të Kosovës në të ardhmen, por ka thënë se aktualisht shteti shqiptar nuk e ka në program bashkimin me Kosovën.

Ka mohuar çfarëdo paralelizmi ndërmjet Kosovë e Krimesë. Shfaqjen e elementit radikal islamik në Kosovë e sheh me ndikim të kufizuar dhe për një periudhë kohe të kufizuar, përcjell sot Koha Ditore.

Sipas Kadaresë, kjo do të jetë vetëm një valë kalimtare. Në qendër të mendimeve të shkrimtarit Ismail Kadare gjithmonë është Shqipëria, e ardhmja e saj, shpresa që vendi të mundë të hyjë sa më parë në Bashkimin Evropian.