Kadare për Agollin: Lajm tronditës, do na mungojë të gjithëve

“Ishte një nga lajmet më tronditëse. Jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëroi do të na mungojë të gjithëve”.

ShowBiz

03/02/2017 20:59

Kështu është shprehur shkrimtari i njohur Ismail Kadare lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli. Kadare dhe Agolli janë dy personalitetet më të njohur të letrave shqipe.

Dikur miq pasi kanë ndarë dhe jetën në të njëjtin pallat, vetëm një shkallë nga njëri tjetri, pas viteve ’90 kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për sa i përket çështjeve të ndryshme të jetës së vendit. Megjithatë Kadare e ka pranuar gjithnjë kontributin e dhënë nga Agolli në letrat shqipe, duke e vlerësuar në intervista të ndryshme dhënë këto vite.