Kadare: Absurde të thuhet se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ta dëmtojë dialogun me Serbinë

Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, e cila po lobon fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, i quan absurde deklaratat se “po minohet dialogu Kosovë-Serbi” për shkak të këtij hapi.

Lajme

05/11/2015 23:12

Në disa postime në Twitter, Kadare madje pyet se nëse kjo është e vërtetë, pra që anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ta dëmtojë procesin e dialogut, atëherë si është e mundur që shumë shtete evropiane po e mbështesin Kosovën në këtë drejtim.