Kadaj- Bujupi: Qeveria me veprimet e saj po rrezikon mihjen e Sibovcit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi  si inicuese e thirrjes së interpelancës për kryeministrin Isa Mustafa lidhur me Shfrytëzimit e Thëngjillit në  Minierën e Sibovcit, ka thënë se Kosova prej kohësh po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Lajme

04/05/2017 11:10

 

Ajo ka thënë se në hapësirën e mihjes  në  Sibovc janë ndërtuar mbi 260 objekte pa leje.

Kadaj- Bujupi ka thënë se edhe banorët e kësaj zone janë në rrezik, shkruan lajmi.net. Sipas saj  me veprimet neglizhente të Qeverisë po rrezikohen funksionimi i mineres së Sibovcit ku pa punë po rrezikohen të mbesin mijëra punëtorë.