Kadaj-Bujupi: LDK e LVV po ia bëjnë argatin Thaçit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka sulmuar ish-kolegët e saj në Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme

10/10/2018 23:54

Kadaj-Bujupi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT”, i ka akuzuar LDK-në dhe LVV-në se po e mbrojnë presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

“LDK e LVV po ia bëjnë argatin Hashim Thaçit”, është shprehur ajo.