Kadaif me kikirikë: Për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave orientale! – Lajmi.net
Kadaif me kikirikë: Për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave orientale!
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 12:16, 10 June 2018
Shije e paharrueshme!

 

Përbërësit:

– 3 vezë,
– rreth 3-4 dl ujë të vakët,
– 900 g miell të bluar egër.

Për fill 500 g kikirikë të pjekur.

Për sherbet:

– 1 kg sheqer,
– 1,3 l ujë,
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Vezët tundni me pak ujë, shtoni 2/3 e miellit dhe mbetjen e ujit. Me duar ngjishni brumin që të bëhet i lëmuar dhe në dërrasë ngjisheni me miellin e mbetur derisa të bëhet brumë i fortë.

Shtrijeni në makinë për thella sikur për thella supe supe, sa më të holla dhe gjatësia le të jetë 15-20 cm. Nga kjo sasi do të mund të bëni 36 role: Vendosni thellat, sipër tyre një lugë kikirikë të bluar dhe bëni role.

Radhisni rolet në tepsi të lyer dhe piqni në rreth 200 gradë derisa të skuqen.

Mbi kadaifin e nxehtë qitni sherbetin e nxehtë në të cilin keni shtrydhur një limon.

Vërejtje: Sasinë e ujit dhe të miellit mundeni ta ndryshoni në raport me recetën, mirëpo mos shtoni më shumë vezë për shkak që brumi do të jetë shumë i fortë kur të piqet.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO