Kadaif, e shijshme dhe me pak përbërës

Lexoni përbërësit dhe si të përgatitni "Kadaif"

Lifestyle

03/03/2016 05:37

Përbërësit:

500 gr kadaif

150 gr gjalp

200 gr arra

Përgatitja:

E hapim kadaifin në tepsi dhe mbi të hedhim gjalpin e shkrirë. Më pas e fusim në furrë në temperaturën 180 gradë deri sa të piqet. Gjatë kohës së pjekjes përgatisim shërbetin e kadaifit. Kujdes, pasi ftohet kadaifi i hedhim shërbetin, i cili duhet të jetë i vakët në mënyrë që mos të qulloset.

Përbërësit për shërbetin:

1 kg sheqer

700 ml ujë

Gjysmë limoni

Koha e zierjes së shërbetit: 5 minuta