Kada-Bujupi: Veseli po bën sehir, nuk e çan kokën për Mitrovicën

Ish deputetja e AAK-së, tashmë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, përmes një postimi në rrjeti social “Facebook”, ka akuzuar kryeparlamentarin Kadri Veselin se po bën sehir para rikolinizimit të Mitrovicës, në vend që të kundërshtojë e të kushtëzojë Serbinë e Vuçiqin.

Lajme

22/06/2016 19:59

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Veseli nuk e çau kokën për Mitrovicën as kur u nda ajo në qershor të vitit 1999 dhe as kur prej pjesës veriore u dëbuan afër 12 mijë shqiptarë në shkurt të vitit 2000, transmeton KosovaPress.

Ja postimi i plotë i deputetes Donika Kadaj-Bujupi:

Kadri Veseli po bën sehir para rikolonizimit të Mitrovicës ani se vjen prej asaj komune. Kryetari i PDK-së, kryetari i Kuvendit dhe ‘ish’ kreu i ShIK-ut, po pin limonata në vapën prishtinase. Në vend se ta kundërshtojë e kushtëzojë Serbinë, Vuçiqin dhe tre ushtarët e tij nga Lista Serbe në Qeverinë Mustafa, krejt çka bën Kadri Veseli është se e ndërsen një OJQ në Mitrovicë kundër kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri. Mbase Veseli nuk e çau kokën për Mitrovicën as kur u nda ajo në qershor 1999 dhe as kur prej pjesës veriore u dëbuan afër 12.000 shqiptarë në shkurt 2000. Prandaj edhe so t rikolonizimin e Mitrovicës dhe Zveçanit e shoqëron veçse me një buzëqeshje nga kolltuku në Prishtinë.