Kaçe reagon pas përjashtimit

Ergys Kaçe është shprehur i frustruar me përjashtimin në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë.

Sport

27/03/2016 09:29

Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe, ka deklaruar se kartoni i parë i verdhë për të nuk ishte as faull.

“Kartoni i dytë ishte, ndërsa i pari jo. Madje, nuk ishte as faull, por kështu janë arbitrat dhe nuk kemi çfarë të bëjmë në raste të tilla”, tha Kaçe, transmeton Sportal nga Panorama Sport.

Futbollisti i PAOK-ut u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 77-të të ndeshjes, duke u larguar nga fusha para kohe.