Kaçe me deklaratë të papritur për presidentin e PAOK-ut që u fut në fushë me pistoletë

“Disa vite më parë, në periudhën më të vështirë të jetës sime, ti më mbështete si të ishe babai im".

Sport

14/03/2018 18:10

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe ka postuar një foto të Savidisit, në Instagram, në të cilën ai i ka dalë në mbrojtje Presidentit të PAOK-ut.

Ai shpreh mirënjohjen për atë që dhe ai dikur i kishte dhuruar shqiptarit:

“Disa vite më parë, në periudhën më të vështirë të jetës sime, ti më mbështete si të ishe babai im.

Prandaj edhe unë do të mbështes në të njëjtën mënyrë. Jemi të gjithë pas teje!” shkruan Kaçe në Instagram.