Kaçe – De Biasi, kjo është e vërteta

Ergys Kaçe ka mohuar spekulimet rreth përplasjes me selektorin e Shqipërisë, Gianni de Biasi, që thuhet se mund të largohet nga detyra.

Sport

10/09/2015 22:35

Ergys Kaçe, ka insistuar se nuk ka mosmarrëveshje me selektorin e Shqipërisë, Gianni de Biasi.

“Marr shkas nga këto shkrime ne rrjetet sociale apo dhe ne gazeta qe unë si Ergys Kace kam kundërshtuar trajnerin dhe nuk kam dashur që të grumbullohem në ndeshjen me Portugalinë”, ka shkruar Kaçe në Facebook.

“ Unë deklaroj me bindje të plote që nuk kam asgjë me trajnerin dhe unë jam shume i qartë nga trajneri Gianni De Biazi ne strategjitë e lojës se ti. Unë për Kombin tim do jem gjithmonë i gatshëm dhe do jap kontributin tim nga Stoli ose dhe nga TV ne qofte se është e mundur. Ju falënderoj Përzemërsisht E.Kace”