Kacafytje ndërmjet punëtorëve të Postës dhe Western Union-it (Video)

Sot rreth orës 11 e 30 ka ndodhur një kacafytje në mes punëtorëve të Postës së Kosovës dhe atyre të Western Union.

Lajme

15/03/2016 14:57

Ngjarja ka ndodhur brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se kacafytja ka ndodhur pasi që të dyja këto kompani vendosin punëtorët e tyre tek hyrja e Ministrisë së Infrastrukturës-Njësia e Patentë Shoferëve për t’i imponuar qytetarëve ku të kryejnë shërbimin e pagesave.

Sipas burimeve, për veprime të tilla është hapur edhe një rast në Prokurorin e Shtetit, por këto organe akoma nuk kanë marr ndonjë veprim në lidhje me këtë dukuri dhe se dukuri të tilla ndodhin pothuajse në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe Regjistrimit Civil ku tani Posta ka filluar të operoj me shërbimet e pagesave.

E.H. emër i njohur për redaksinë ka thënë se derisa ishte duke kryer disa pagesa për regjistrimin e automjetit të tij, një punëtor në emër të Postës kishte kërkuar nga ai që të kryej pagesën në Postë edhe pse shërbimet e njëjta kryheshin edhe jashtë madje me provizione edhe më të lira.

YouTube player