Kabul: Nga sulmi kundër konvojit danez janë plagosur tre civilë
Zyrtarët e sigurisë afgane thonë se së paku tre civilë janë plagosur sot, kur me bombë është sulmuar një konvoj ushtarak i Danimarkës, që vepron në kuadër të misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan.
Bota
Zëdhënësi i NATO-s, William Salvin, ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në kryeqytetin Kabul dhe theksoi se asnjë pjesëtarë i NATO-s nuk është plagosur apo vrarë.
Sipas tij, forcat e NATO-s ishin dërguar në vendin e sulmit për ta nxjerrë një makinë të dëmtuar ushtarake daneze.
Personat e plagosur janë dërguar në një spital në Kabul.