Kablloja e re për iPhone që premton shumë

Njëra nga sfidat më të mëdha të përdoruesve të celularëve të mençur është se ata duhet të përballen çdo herë me baterinë e celularit, e cila mund të mos ketë energji në momentin kur atyre u duhet më së shumti – apo tjetra, që kabllot për mbushje po janë gjithmonë të këqija.

Auto & Tek

17/01/2015 17:51

Ka shumë mënyra se si t’ia dilni me baterinë e celularit tuaj kur ajo është duke vdekur, duke filluar nga dredhitë e ndryshme me programe e deri tek kabllot që shtojnë një energji ekstra për baterinë.

Por, një kompani ka vendosur që të ketë një qasje më ndryshe ndaj zgjidhjes së problemit tuaj me baterinë e iPhone, apo të ndonjë celulari Android, transmeton Lajmi.net.

E quajtur SONICable, kjo kabllo e re është një kabllo mbushëse e cila premton se e mbushë celularin tuaj iPhone apo Android më shpejtë dhe më mirë se kabllot e tjera – dhe, është më e qëndrueshme padyshim!

Sipas kompanisë, kablloja është “kablloja mbushëse më e avancuar në botë” dhe e mbushë çdo pajisje më shpejtë se kabllot e zakonshme për mbushje.

Kjo kabllo kushton $27 dhe do të fillojë të shitet në mars të këtij viti.