Kabineti i Isa Mustafës në Shqipëri do të shkoj me autobus

Ministrat e Qeverisë së Kosovës, në Tiranë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive shqiptare, do të shkojnë me autobus.

Lajme

21/03/2015 18:33

Këtë vendim e ka marrë shefi i ekzekutivit kryeministri Isa Mustafa, cili për dallim nga ministrat e tij, do të udhëtojë me veturë zyrtare.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi.

Ai një prononcim për Koha.net, nuk i ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi të kryeministrit, ndonëse ka lënë të kuptohet se arsyeja kryesore është “kursimi i buxhetit të shtetit”.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet nënshkrimi i rreth 10 marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.