Ka vetëm një arsye përse fëmijët nuk i pëlqejnë disa njerëz

Një studim i kohëve të fundit, i botuar në revistën "Frontiers in Psychology", ka dalë në përfundimin se perceptimi i fëmijëve për besueshmërinë e një personi është i lidhur me tërheqjen fizike.Studimi, i kryer nga shkencëtarët kinezë nga Universiteti Zhejiang Sci-Tech dhe Ëenzhou Medical University kanë ndarë rreth 200 fëmijë dhe 200 të rritur në dy grupe.

Fun

23/09/2017 13:01

Fytyrat e cilësuara si të pashme patën më sukses me fëmijët duke krijuar një tërheqje të menjëhershme. Buzëqeshjet, shorehia e syve apo mimikat ishin treguesit e një fytyre tërheqëse ndaj të cilës fëmijët dhe bebet reagonin pozitivisht.

Sipas sociologëve, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit priren të kenë ndjenja pozitive ndaj fytyrave më të pashme duke i cilësuar këta si njerëz më të suksesshëm, më të zgjuar dhe të shoqërueshëm. /Lajmi.net/