Ka vdekur një maturant gjilanas, bie nga kati i 5-të i hotelit

Maturanti gjilanas B.S. ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një hoteli në Durrës, ku po qëndronte në ekskursion. 

Lajme

30/09/2014 13:46

Nazmi Musa drejtor i arsimit në Gjilan e ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se B.Selmani nxënës i klasës së XII në Gjimnazin natyror “Zenel Hajdini” derisa po qëndronte në ekskursion me shkollën në Durrës, të hënën në mbrëmje ka vdekur pasi ka rënë nga kati i 5-të i hotelit.

Vdekjen e nxënësit për rajonipress, e ka konfirmuar vetë drejtori Musa, i cili ka thënë se sipas informatave të para nxënësi B.Selmani është quar nga gjumi dhe ka rënë nga kati i pestë ku edhe ka banuar. “Më kanë thënë se ata në Durrës kanë intervenuar me kohë. Unë në emrin tim i shprehi ngushëllimet më të thella sepse vërtet është një rast që na ka prekur e tronditur thellë”, është shprehur Musa.

Të gjithë nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” që janë nisur të shtunën në ekskursion për në Durrës pritet të kthehen sot në Gjilan, së bashku me shokun e tyre të vdekur.