Ka vdekur Hans Haekkerup

Ish Shefi i UNMIK'ut, Hans Haekkeruop ka vdekur në moshën 68 vjeçare pas një sëmundje të gjatë të trurit. Haekkeruop, kishte vdekur më 22 dhjetor ndërsa ceremonia e varrimit është zhvilluar në heshtje.

Lajme

30/12/2013 19:21

Lajmin e ka konfirmuar, nipi i tij Ole Haekkerup, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Xhaxhai im, Haekkerup, ka vdekur pas një sëmundje të gjatë. Varrimi u zhvillua sot vetëm me praninë e familjarëve”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

Haekkerup, u emërua udhëheqës i Misionit të OKB-së në Kosovë në muajin janar të vitit 2001. Mandati i tij zgjati vetëm një vit. Ai mbikëqyri zgjedhjet e para lokale të pasluftës në Kosovë.

Ai ishte anëtar i parlamentit danez në dy mandate 1979-2001. Gjithashtu, ai ishte Ministër i Mbrojtjes në vitet 1993 – 2001.

Lajmin për sëmundjen e tij, Haekkerup, e kishte publikuar nëpërmjet një opinioni në vitin 2001.

Haekkerup ishte i martuar me Susanne Rumohr Haekkerup, ambasadoren e Danimarkës në Meksikë, ku edhe jetoj vjetëve të fundit.

Presidentja e Kosovës,  Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II, me rastin ndarjes nga jeta të diplomatit danez, Hans Haekkerup.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të diplomatit, ish-përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, z. Hans Haekkerup”.

“Zotëri Haekkerup ka administruar në Kosovë në një periudhë të ndjeshme të protektoratit ndërkombëtar, kur misioni i OKB-së ka kontribuuar në konsolidimin e institucioneve të saj dhe në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse”.

“Lutjet tona janë me familjen dhe me bashkëpunëtorët e tij në këto momente dhimbjeje”.