Ka tre ditë që Xhensila Myrtezaj qanë dhe kjo është arsyeja e dhimbshme

Nuk ka kaluar edhe shumë kohë prej kur Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë.

ShowBiz

21/10/2018 16:58

Tre muaj më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe komediani Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net

Xhensila solli në jetë një vajzë të cilës çifti ia vunë emrin Ajka.

Kujdesi i këngëtares gjatë këtyre muajve ishte shumë i madh duke u shkëputur nga aktivitetet muzikore, kështu fokusin maksimal e ka pasur te familja dhe vajza.

Por kësaj lumturie duket se i erdhi fundi dhe këngëtarja duhet t’i rikthehet punës.

Andaj Besi ia ka zbuluar një sekret nëpërmjet një komenti pranë një fotografie të tyre të përbashkët pranë të cilës i ka shkruar: Ata sytë e enjtur që kanë tre ditë që qajnë se do lesh vajzën vetëm.Fshije komentin po deshe mke plasë veshët./Lajmi.net/