Ka qarë tre ditë se la vajzën në shtëpi! Ja çka i shkruan Besi, Xhensilës

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë çifti më simpatik i estradës

ShowBiz

20/10/2018 18:16

Xhensila Myrtezaj gjatë ditës së sotme ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja bëri të ditur që është rikthyer me koncerte dhe të parin do ta mbajë në Vjenë, ku edhe udhëtoi bashkë me Besin.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga udhëtimi me avion, ku përkrah saj gjendej Besi, kurse këngëtarja si çdo herë dukej e freskët me pak grim në fytyrë.

“ata syt e enjtur qe kan 3 dit qe qajne se do lesh vajzen vetem. Fshije komentin po deshe. Mke plas vesht”, ka shkruar Besi, duke zbuluar se Xhensila u mërzit shumë për udhëtimin pa vajzën. /Lajmi.net/