Ka prova të mjaftueshme, dhe shkaku i vdekjes së Deharit do të vërtetohet shpejtë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, është zotuar se ekspertiza e trupit të ndjerë të Astrit Deharit do të tregoj mbi të gjitha rrethanat e vdekjes së Deharit.

Lajme

07/11/2016 19:56

Gashi në një prononcim për televizionin publik është shprehur se ka prova të mjaftueshme dhe vdekja e Deharit do të vërtetohet shpejtë.

Ndërkohë që kryeprokurori i cili po merret me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se në afatin sa më të shkurtë do të dihen rrethanat e vdekjes së Deharit.

“Ajo cka është më vendimtare për ne është ekspertiza  mjeko-ligjore. Unë ju garantoj se në afatin sa më të shkurtë kohor do të kryhet e gjithë kjo çështje”, ka thënë Hoxha.