Ka një lajm të mirë për të gjithë ata që po pijnë çaj çdo ditë

Pirja e një filxhani çaj mund t'iu mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës, sugjeron një hulumtim.

Lifestyle

13/11/2018 23:43

Një studim i rreth 53,000 njerëzve mbi 23 vjet ka gjetur njerëz që përfshijnë çaj në vaktet e tyre të përditshme, tregoi se kanë më pak gjasa të vuajnë nga goditjet në tru dhe sulmet në zemër, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak se çajërat janë të pasur me antioksidantë që mendohet të jenë anti-inflamator.

Studiuesit gjetën se ata që merrnin 500mg flavonoide antioksidantë në ditë kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje koronare të zemrës (CHD).

Sëmundjet koronare të zemrës ndodhin kur arteriet ngushtohen, duke lënë më pak gjak dhe oksigjen për të arritur në zemër./Lajmi.net/