Ka marrëveshje! Rama dhe Basha: 100% dakord – Lajmi.net
Ka marrëveshje! Rama dhe Basha: 100% dakord
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 9:49, 18 May 2017
Tre muaj krizë, kërcënime, protesta, tërheqje, dreka, darka, negociata të dështuara dhe ndërmjetësim ndërkombëtar, kanë përfunduar me një shtrëngim duarsh alla-shqiptarçe dhe marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës.

Marrëveshja bazuar tek paketa McAllister është ende enigmatike dhe pritet të sqarohet në orët e ardhshme. E sigurt është shtyrja e zgjedhjeve përtej 18 qershorit, por gjithashtu duket se të dyja palët ishin aq të kënaqura në fund që gjithçka përfundoi me futjen e opozitës në zgjedhje, saqë Edi Rama deklaroi se ishte “100 përqind dakord” me Lulzim Bashën.

Por, skepticizmi i lartë i këtyre tre muajve bëri që Lulzim Basha të ishte i përmbajtur në çadër pas takimit./ Top Channel

Fjalët kyçe: marrveshje, rama basha

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball