Ka lindur pa këmbë e duar, por është inspirim për gjithë njerëzimin

Me pak fjalë, ky njeri është inspirim për të gjithë njerëzimin!

Fun

20/10/2016 21:27

Nick Vujicic ka lindur në Australi në vitin 1982 në një gjendje të rrallë. Pas lindjes nëna e tij biologjike nuk e donte, ndërsa ajo që e mori në përkujdesje dhe e adoptoi ishte infermierja!

Ai ka lindur pa duar dhe këmbë normale. Ai i ka të zhvilluara dy këmbë të deformuara, të cilat me anë të një operacioni i janë ndarë gishtat të cilët i përdorë për disa funksione të thjeshta, transmeton lajmi.net

Derisa flet për jetën e tij, Nick tregon se ka pasur fëmijëri të vështirë. Ai përveç sfidave të adoleshencës është marrë edhe me paragjykimin e shoqërisë.

Në fillim, Nick është lutur tek për të pasur gjymtyrë normale si të tjerët por një ditë edhe ai u pajtua me fatin e tij dhe filloi ta përqafonte fortë jetën, ashtu siç ishte.

Pas kësaj, ai është kthyer në një inspirim për të gjithë njerëzit. Ai filloi të zhvillonte aftësitë e tij të mëdha dhe kështu mbaroi shkollimin e lartë me diplomë të dyfishtë. Gjithashtu ai ishte edhe aktivist në shumë organizata humanitare.

Nick ka krijuar disa organizata humanitare dhe kompani të ndryshme të suksesshme, gjithashtu ka shkruar disa libra të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë duke u shitur me miliona kopje.

Megjithatë, në gjithë fatkeqësinë e tij ai ka gjetur diçka të madhe – dashurinë! Gruaja e tij është mrekullia sipas tij dhe kjo ka shumë rëndësi, ai ndihet si gjithë të tjerët./lajmi.net

Nick ka zhvilluar aftësi të ndryshme fizike, shikoni videon:

YouTube player