Ka hedhur ujë në mish pule, ndërkaq mishin e këtillë të dalë nga furra do ta bëni përherë (Video)

Pula e pjekur është një ndër ushqimet tradicionale, ndërkaq ky truk do t’ju ndihmojë që ta bëni jashtëzakonisht të shijshme.

Lifestyle

17/06/2017 14:00

Në vend që të kënaqeni me mishin e zakonshëm dhe të pashije të pulës, ekziston një truk i thjeshtë, i cili do ta bëjë të shijshme këtë ushqim.

Sekreti fshihet në gatimin, i cili është pak më ndryshe nga mënyrat me të cilat e gatuajmë mishin e pulës, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:

– hudhër e shtypur,
– sherbelë,
– gjysmë limoni,
– ujë,
– vaj,
– kripë,
– piper.

Të vetmit përbërës që do t’i përdorni mbi lëkurën e pulës janë vaji, kripa dhe piperi.

Nga ta lëkura do të bëhet kërcëlluese dhe do të marrë ngjyrë të përsosur. Mirëpo, me siguri keni pyetur përse shërben uji?

Mu si edhe hudhra e shtypur, bimët, limoni dhe uji shkojnë në brendësi të pulës.

Kjo mund të tingëllojë çuditshëm, mirëpo arsyeja për të është brilante.

Hedhja e ujit brenda pulës nuk do të ndihmojë vetëm pjekjen e mishit, por edhe do ta pravullojë – dhe kështu mishin do ta bëjë shumë të butë dhe të lëngshëm.

Këtë nuk do të mund ta bëni me asnjë teknikë tjetër.