Ka filluar takimi trepalësh

Ka filluar në Bruksel raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri Hashim Thaçi, para takimit me Baroneshën Catherine Ashton, ka akuzuar Beogradin zyrtar se nuk po e zbaton Marrëveshjen e arritur më 19 Prill.

Lajme

05/12/2013 12:51

E Plotësuar, 15:45

Ka filluar në Bruksel takimi trepalësh Thaçi-Ashton-Dacic.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian  e cila ndërmjetëson dialogun Prishtinë-Beograd, Catherine Ashton, ka zhvilluar më parë takime të ndara me kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.

Ashton së pari ka pritur kryeministri Thaçi, takim ky që kishte filluar në orën 12. Më pas, ka vazhduar me takimin me kryeministrin serb, Dacic.

Tema kryesore që do të trajtohet që këtij raundi, do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukseli. Gjithashtu do të diskutohet për përparim në sundimin e ligjit, policisë si dhe formimin në Bashkësinë e Komunave Serbe.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Serbia është duke u vonuar në zbatimin e marrëveshjes.

Thaçi i bëri këto komente pak çaste para takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europiane, Catherine Ashton, në Bruksel, ku sot filloi raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes  dy vendeve.

Kryeministri Thaçi tha në Bruksel se në këtë takim do të diskutohet për hapat e mëtejmë në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit.

“Kosova ka kaluar një test të rëndësishëm europian, duke organizuar zgjedhje korrekte, të lira dhe në përputhje me standardet më të larta. Në radhë janë bisedimet lidhur me hapat e mëtejmë për implementimin e marrëveshjes. Kemi pasur vonesa nga ana e Serbisë në zbatimin e disa pjesëve të kësaj marrëveshje, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe policisë”.

Lidhur me krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, Thaçi tha se themelimi i tyre do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Shpresoj se së bashku do të punojmë në themelimin Bashkësisë së Komunave Serbe, e cila do të jetë njësojë si Bashkësia e Komunave të Kosovës e cila tashmë ekziston. Ajo do të jetë një formë e pjesëmarrjes vullnetare, e cila do të marrë formatin e OJQ’ve”.

Pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Ashton do ta persë Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.

Më pas, Baronesha do të organizojë një takim trepalësh.

Tema kryesore e këtij raundi të bisedimeve do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit në fushat e sundimit të ligjit dhe policisë si dhe hapat e mëtejmë në krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.