Ka filluar takimi në mes të bllokut opozitar dhe VV-së

Sot pasdite pritet të mbahet takimi në mes të tri partive të bllokut opozitar dhe Lëvizjes Vetëvendosje. 

Lajme

10/07/2014 12:25

(E plotësuar)

Sapo ka filluar takimi në mes të liderëve të partive opozitare në selinë e AAK-së.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai i LDK-së, Isa Mustafa dhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj janë duke marrë pjesë në këtë takim, i cili është në vazhdën e takimeve të opozitës, të cilët po mëtojnë t’i përafrojnë qëndrimet në mes të bllokut opozitar dhe Vetëvendosjes, sa i përket çështjeve të dialogut dhe privatizimit.


Blloku opozitar dhe VV në katër te AAK-ja

Liderët e partive të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, do të takohen sot në orën katër në selinë e AAK-së.

Kështu tha për lajmi.net, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet sot në orën katër në selinë e AAK-së”, tha Vraniqi.

Ky takim është vazhdim i atyre të më hershmëve, ku është diskutuar për afrimin e qëndrimeve të bllokut opozitar dhe VV-së, sa i përket dialogut dhe privatizimit.

Ndërkohë, në takimin e sotëm, pritet të diskutohet edhe për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje në mes të këtyre katër subjekteve politike.