Ka filluar mbledhja e kryesisë së PDK-së

Në selinë e PDK-së, janë mbledhur përfaqësuesit kryesorë politikë të kësaj partie. Ata do të konsultohen për hapat e mëtejmë lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.  

Lajme

17/07/2014 16:13

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, janë mbledhur në selinë e këtij subjekti politikë për të diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit në Seancën Konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë mbledhje kanë arritur edhe Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi si dhe anëtarë tjerë të kryesisë.

Ndërkohë, përfaqësues të kësaj partie, pas zgjedhjes së Isa Mustafës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, kanë njoftuar se do të kërkojnë mendim nga Gjykata Kushtetuese, pasi që, sipas tyre, procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, ishte i paligjshëm.