Ka dalë një trend i ri makijazhi, por është krejtësisht i çuditshëm: Aplikimi i grimit me prezervativ (Video)

Nuk keni nevojë më të mendoni për furçat e makijazhit, harroni përdorimin e duarve për ta aplikuar grimin dhe qëndroni larg sfungjerëve: ka dalë një mënyrë e re për t’u përkujdesur për dukjen tuaj.

Fun

10/02/2017 14:45

Blogeret e bukurisë kanë filluar të përdorin prezervativë për aplikimin e makijazhit dhe grimit, transmeton Telegrafi.

Po pra, prezervativët më nuk përdoren vetëm për seks të sigurt, por edhe për aplikim më preciz të makijazhit.

Truku fillimisht parasheh heqjen e lubrifikimit të prezervativit dhe pastaj gjithçka është e gatshme për përdorim.

Këtë trend besohet ta ketë filluar Laila Tahri, dhe kjo është një video e saj duke u përkujdesur për pamjen e saj me ndihmën e një prezervativi. /Telegrafi/