“Ka ardhur koha që Pulisic të largohet nga Dortmund”

Ish reprezentuesi i SHBA-ve në futboll, Alexi Lalas, beson se ka ardhur koha që bashkëvendësi i tij, Christian Pulisic, të largohet nga Borussia Dortmund.

Sport

07/12/2018 10:26

Christian Pulisic me paraqitjet e tij në Bundesligë, ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave, përfshirë edhe Chelsean dhe Liverpool.

Pulisic vetëm 20 vjeçar, ka hyrë në sezonin e katër si lojtar i skuadrës së parë te Borussia Dortmund, për të cilët ka regjistruar tashmë mbi 100 paraqitje.

“Ka ekipe nga gjithë bota që do të donin të kishin në skuadër Christian Pulisic tani”, ka deklaruar Lalas, përcjell ‘lajmi.net’.

“Mendoj se ka bërë punë shumë të mirë që ka shkuar në Gjermani, ai ka bërë punë të shkëlqyeshme te Borussia Dortmund”.

“Por, mendoj se tani ka ardhur koha për të ndryshuar skuadër, dhe Pulisic duhet t’i bashkohet një skuadre me profil të lartë”./Lajmi.net/