‘Ka ardhë koha’, a po martohet Skerdi?

Reperi shqiptar, Skerdi ka fshirë të gjitha postimet në Instagram dhe ka publikuar disa të reja me të cilat po fsheh një mesazh.

ShowBiz

14/02/2019 19:39

Në imazhin e parafundit të tij shfaqet një vajzë me vello që siç shihet është e fejuara e tij, Vesa Rama kurse në këtë të fundit reperi shfaqet me kostum të martesës, shkruan lajmi.net.

Në bazë të këtyre imazheve duket se dyshja po martohen por ende asgjë nuk është konfirmuar nga dyshja në fjalë.

“Ka ardhë koha…”, ka shkruar ai krahas fotos.

Në fillim të vitit 2019 reperi nga Shqipëria, Skerdi u fejua me moderatoren, Vesa Rama të cilët tashmë po marrin edhe një hap më serioz drejt lidhjes së tyre. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt3yVFHgI3w/