Juventusi vjen në Tiranë

Juventusi ka filluar t’i zgjeroj degët e tyre për kërkim të lojtarëve të talentuar.

Sport

17/10/2018 10:29

Juventusi ka bërë disa kampe tashmë në Evropë, pasi është në kërkim të lojtarëve të talentuar.

“Juventus Academy Year-Round Training” është hapur tani edhe në Tiranë, duke u mundësuar talenteve të futbollit që ta tregojnë veten, shkruan “lajmi.net”.

Juventusi ka 54 akademi të saj në mbarë botën dhe 100 kampe verore ku të regjistruar janë mbi 15 mijë fëmijë.

Kampi i ‘Zonjës së Vjetër’ ka zbarkuar edhe në Tiranë, ku do t’i zhvilloj disa ndeshje testuese dhe stërvitore në “Parkun e Liqenit”. /Lajmi.net/