Juventusi udhëton në Bernabeu me avantazh (Video)

Juventusi ka arritur të shënojë fitore të madhe në shtëpi në takimin ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Itali.

Sport

05/05/2015 22:37

Ndeshja filloi shumë mirë për Juventusin kur në minutën e 9’ të takimit, Alvaro Morata shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Dhe, në minutën e 27’ Cristiano Ronaldo shënon me kokë për të barazuar rezultatin pas një super-asistimi nga James Rodriguez.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 58’ referohet penallti për Juventusin të cilën në gol e shndërron sulmuesi argjentinas Carlos Tevez.

Kështu, ndeshja kthyese do të luhet në Bernabeu, ndërsa Juventusi ka një avantazh shumë të rëndësishëm të një goli.

https://vine.co/v/eZ6EgtvFWQM
https://vine.co/v/eZgBheYPaXH
https://vine.co/v/eZg5pd3xBeZ