Juventusi tenton t’ia marrë edhe një futbollist Romës

Bardhezinjtë janë të interesuar për Lorenzo Pellegrinin.

Sport

16/01/2018 20:38

Juventusi kërkon një tjetër futbollist të Romës.

Bardhezinjtë janë të interesuar për Lorenzo Pellegrinin, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave italiane, drejtuesit bardhezi janë të impresionuar nga paraqitjet e tij te Roma.

Ata e kanë ndjekur futbollistin edhe sa ishte pjesë e Sassuolos.

Megjithatë, Roma do ta “blindojë” së shpejti me kontratë të re. /Lajmi.net/