Juventusi, skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Juventusi është skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve.

Sport

09/05/2017 22:36

Zonja e Vjetër ka siguruar kalimin në finale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar në gjysmëfinale skuadrën që bëri sensacion këtë edicion, Monacon, me rezultat 4:1.

Ndeshjen e parë në Monaco, Juventusi e kishte fituar 2:0, ndërsa të kthimit me rezultat 2:1.

Të dy golat e fitores, skuadra e Massimiliano Allegrit i shënoi në pjesën e parë.

Mario Mandzukic në minutën e 33’ dhe Dani Alves në minutën e 44’, shënuan golat për Juventusin.

Me këtë rezultat skuadrat shkruan në pushimin e pjesës së parë.

E në pjesën e dytë, u pa veç një gol, dhe ai u shënua nga mysafirët francez.

Ishte talenti Mbappe që në minutën e 69’, arriti t’i jap fund serisë pa pranuar gol portierit Gianluigi Buffon.

Kjo do të jetë një tjetër finale për Juventusin, që në vitin 2015 u mposht 3:1 nga Barcelona.

Edhe në finalen e këtij viti, Zonja e Vjetër do të përballet me një skuadër spanjolle, e më shumë gjasë do të jetë Real Madrid./Lajmi.net/


Kylian Mbappé GOAL HD – Juventus 2-1 Monaco… by sofiene-l


Dani Alves Goal HD – Juventus 2-0 Monaco – 09… by emmapollard


Mario Mandzukic Goal HD – Juventus 1-0 Monaco… by Football–Live

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6