Juventusi s’ka të ndalur

Juventusi me të vërtetë s’ka të ndalur. Skuadra e Antonio Contes ia doli të fitojë edhe ndaj Catanias, duke e vazhduar sigurt rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Serie A, të tretit rresht. Carlos Tevez ka qenë hero i ekipit Bianconeri, duke e shënuar golin e fitores në minutën e 59’të. Në anën tjetër, vendësit…

Sport

23/03/2014 21:42

Juventusi me të vërtetë s’ka të ndalur. Skuadra e Antonio Contes ia doli të fitojë edhe ndaj Catanias, duke e vazhduar sigurt rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Serie A, të tretit rresht.

Carlos Tevez ka qenë hero i ekipit Bianconeri, duke e shënuar golin e fitores në minutën e 59’të.

Në anën tjetër, vendësit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 68’të, kur Gonzalo Bergessio u ndëshkua me karton të kuq.

Juventusi është i pari në tabelë me 78 pikë, 14 më shumë se përcjellësi kryesor, Roma, e cila megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.